Dita pa makina, Rama ndan fotot edhe nga Saranda: Do bëhet pjesë e pandarë e kalendarit mujor
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama thotë se dita pa makina, do të jetë e përmuajshme.
Teksa ndan disa fotografi nga situata në rrugët e qyteteve të Shqipërisë përfshi edhe Sarandën, ku sot është dita pa makina, kreu i qeverisë bën të ditur se do të fuqizohet transporti publik dhe përdorimi i biçikletave.
“Dita pa makina, duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, shkruan Rama.