Adrian Gurma: Nis puna për bashkëpunimin dhe kordinimit për turizmin e integruar me bashkinë Finiq

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka ndarë sot disa pamje nga takimi që kanë zhvilluar pak ditë më parë më përfaqësues të bashkisë së Finiqit, ku i pranishëm ka qenë dhe kryebashkiaku Kristo Kicco.

Takimi i zhvilluar në Sarandë ka pasur si qëllim vijimin e bashkëpunimit dhe konsultimit për turizmin e integruar mes këtyrë dy bashkive.

Në një postim në rrjetet sociale Gurma shkruan:

“Skuadra e përbashkët e bashkive Finiq e Sarandë, me përfaqësues edhe të institucioneve të linjës e të shoqërisë civile, ka filluar punën, në kuadër të bashkëpunimit dhe kordinimit për turizmin e integruar.

Ecim”, shprehet Adrian Gurma. /Sarandanews.com/