Ngrihet grupi i punës për rikonstruksionin tek ish-miniera e Kripës në Dhrovjan

Ditën e sotme, pas problematikës së daljes së hinkave në sipërfaqje të tokës pranë ish-minierës së Kripës në Dhrovjan, Prefekti i Qarkut Vlorë ka ngritur grupin ndërinstitucional me Bashkinë Finiq, Drejtorin e Rajonit Jugor të ARRSH, zv. drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe specialistë të këtyre institucioneve për të monitoruar situatën në terren, si dhe marrjen e masave lidhur me vendosjen e sinjalistikës rrugore për këtë problematikë.

Nga ana e Prefektit u la si detyrë bashkëpunimi i Bashkisë Finiq me ARRSH për të patur një propozim të përbashkët për zgjidhjen afatgjatë të aksit rrugor i cili ti dërgohet Prefektit për raportim në organet e qeverisjes qëndrore.