“Shishe, kanoçe, qese, kush i dërgoi në ishujt e Ksamilit”, Mirela Kumbaro: Hani e pini dhe i lini aty, turp t’ju vijë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e ka marrë shumë seriozisht ccështjen e hedhjes së mbeturinave vend e pa vend nga qytetarët.

Ditën e sotme, Kumbaro ka postuar disa foto nga mbeturinat e hedhura në zonën e Ksamilit tek “Tre Ishujit”.

“Shishe, kanoçe, qese… Kush i dërgoi në ishujt e Ksamilit?!

Askush përveç nesh, asnjë tjetër përveç turistëve që bëjnë plazh, pinë e hanë e prapa lënë mbetjet. Turp

Sezoni po afrohet dhe pas sinjalizimeve për ndotjen në Ksamil, Bashkia Sarande mori masa për pastrimin e ishujve. Plani i Pastrimit Kombëtar vazhdon çdo ditë dhe akoma më intensivisht në vijën bregdetare

Sot pastrojmë, por s’duhet kthyer si ishte dje

Sot po pastrojmë shumë, por do të ndëshkojmë akoma edhe më shumë të papërgjegjshmit që i lënë ku t’i teket mbetjet e veta”, shkruan e irrituar Mirela Kumbaro. /Sarandanews.com/