SKANDALI/ Sheme Lulo punëson me rrogë në Ujësjellësin e Sarandës nipin e gruas, që jeton dhe studion në… Tiranë

Sheme Lulo, drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, është një nga drejtorët më të përfolur, ku kulmin e tij e ka arritur me deklaratën që ka bërë teksa bënte eksperimente duke e lënë qytetin me ditë pa ujë, për të parë nëse do të kishte apo jo telefonata nga qytetarët.

Megjithëse duhej shkarkuar që pas kësaj deklarate skandaloze, Sheme Lulo vijon punën si drejtor i Ujësjellësit të Sarandës, madje e ka kthyer këtë institucion si një vend qokash dhe për familjarët e tij.

Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se Z. Lulo ka punësuar tek ujësjellësi i Sarandës nipin e gruas së tij, një punësim me konflikt të pastër interesi.

Sarandanews.com ka kryer verifikimet ku ka siguruar dhe dokumentat që vërtetojnë punësimin që Lulo ka bërë për nipin e gruas së tij, i cili është 22- vjeccari Kevin Shehu që aktualisht jeton në Tiranë duke qenë student dhe nuk është paraqitur asnjë ditë në zyrat e punës, por që paguhet rregullisht. /Sarandanews.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Faksimile: Listëpagesa e bërë publike e rrogave të muajit prill 2021, ku figuron edhe emri i Kevin Shehut
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Faksimile: Babai i Kevin Shehut është Shkëlqim Shehu, vëllai i gruas së Sheme Lulos