Sarandë, “arrest shtëpie” për një nga dhunuesit e avokatit Marjel Mejdi

Gjykata e Sarandes ka marre sot vendimin per nje nga autoret e plagosjes se avokatit Marjel Mejdi.

Eshte paraqitur sot per masen e sigurise Aleks Rexha, 58-vjec, i akuzuar per “plagosje e rende me dashje” ne bashkepunim.

Prokurori i ceshtjes ka kerkuar masen e sigurise Arrest ne burg 45 dite deri ne administrimin e aktit mjeko-ligjor, ndersa Gjyqtari i ceshtjes ka vendosur masen e sigurise “Arrest ne shtepi” edhe pse akuza ka qene e rende.

Nderkohe avokati Marjel Mejdi, ish Drejtor ne Ministrine e Brendshme ne vitet 2005-2013, ndodhet ende ne Spitalin e Janines ne Greqi, ku po kurohet per plaget e renda qe ka marre.