Adrian Gurma dhe Kristo Kiço nënshkruajnë marrëveshjen: Ofertë të përbashkët në turizëm

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma dhe ai i Finiqit Kristo Kiço kanë nënshkruar këtë të premte një marrëveshje bashkëpunimi sa i përket turizmit.

Saranda dhe Finiqi janë të parët bashki në jug që do të ofrojnë një paket të përbashkët për turistet, duke shfrytëzuar gjithë potencialet turistike që ofrojnë këto dy vende.

Përmes një njoftimi kryebashkiaku Gurma ka ftuar dhe bashkitë e tjera të bëhen pjesë e këtij projekti.

“Nënëshkruam sot me Bashkinë Finiq, Memorandumin e Bashkëpunimit, që lidhet me turizmin e integruar, mes Sarandës dhe Finiqit, si të parat bashki fqinje në jug, që kemi vendosur të jemi së bashku, këtë verë duke bashkuar ofertën, për të kapërcyer kufijtë sezonalë dhe territorial.

Shpresojmë, në vijim,që edhe bashki të tjera kufitare si: Delvina, Konispoli, Himara e pse jo,më tej edhe bashki nga Qarku i Gjirokastrës,ti bashkohen projektit tone”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/