Pa patentë në timon, lirohet nga burgu dy ditë pas arrestimit aktori nga Saranda

Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme aktorin Albano Bogdo, i arrestuar dy ditë më parë.

Bogdo u arrestua, pasi u kap nga policia duke drejtuar makinën pa patentë, ndërkohë mësohet se gjykata ka caktuar ndaj aktorit të humorit masën e detyrimit të paraqitjes.

Aktori Albano Bogdo nuk është i pajisur me leje drejtimi. Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me drejtësinë.

Në ditën kur Erdogan erdhi në Shqipëri, Bogdo u përplas me efektivët duke u kërkuar që të lironin rrugën e cila ishte e bllokuar.