Lufta në Ukrainë, Arben Çipa: Efektet në turizmin përjetohen këtë sezon turistik

Agresioni rus mbi Ukrainën mendohet se nu od te lere pa prekur edhe tregun turisitk ne rajonin e Sarandes e më gjerë.

Sipas agjencisë turistike SipaTour në Sarandë, vitin e shkuar numri i turistëve ukrainas ishte në rritje në vendin tonë, për shkak se Shqipëria nuk kishte kufizime për lëvizjet dhe jeta turistike ishte e gjallë.

Drejtuesi i agjencisë, Ben Çipa tha për “Monitor” se efektet në turizmin shqiptar mendohet të përjetohen këtë sezon turistik.

Sipas tij, është herët për të folur për anullime pasi pjesa më e madhe e prenotimeve bëhen në maj, por efekte do të ketë.