Zhgënjen Butrinti, mposhtet në shtëpi nga Korabi

U luajtën ditën e sotme sfidat e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë.

Butrinit ka zhgënyer në ndeshjen e zhvilluar në Sarandë përballë Korabit të Peshkopisë, duke u mundur me rezultatin 1-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të  Markut dhe Dragojt, ndërsa për Butrintin golin e vëtëm e shënoi Onuh.

Pas kësaj humbje Butrinti renditet në vendin 12-të me 17- pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Butrintin do të jetë në transfertë kundër Burrelit. /Sarandanews.com/