Ambulanca e Sarandës del nga rruga, kush është viktima dhe shoferi i plagosur

Medi Marku është viktima i aksidentit në Lushnje i cili po transportohej si pacient nga Saranda drejt Tiranës.

Ambulanca tentoi të parakalojë një automjet në fshatin Krutje dhe më pas u përplas me barrierat metalike duke u rrokullisur disa herë.

Më tej gazetari Julian Kasapi zbulon për ‘’News24’’ se i dëmtuar nuk ka mbetur vetëm shoferi i ambulancës Niko Hila por dhe infermierja që shoqëronte pacientin gjatë udhëtimit.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Pamjet ekskluzive nga aksidenti i ambulancës së #Sarandës #Sarandanews

Posted by Sarandanews.com on Monday, May 25, 2020