Borsh, hodhi inerte në vend të pa autorizuar, procedohet për “shpërdorim të tokës”

Policia njofton se nga specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht për veprën penale ” Shpërdorimi tokës”, shtetasi D. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Borsh.

Sipas Policisë, procedimi penal ndaj tij u krye pasi është konstatuar se ka hedhur inerte në një ambjent të pautorizuar nga Bashkia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.