Oltion Çaçi me strukturat e PS Ksamil: Do e çojmë Ksamilin në “top listën” e atraksioneve turistike mesdhetare

Kandidati për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, ka zhvilluar një takim me struktuar e Partisë Socialiste në Ksamil.

Çaçi tha para të pranishmëve se me fitoren që do arrihet në zgjedhjet lokale të 14 majit, Ksamili do jëtë në “top listën” e atraksioneve turistike mesdhetare.

“Ksamil- Vijojmë takimet me strukturat e skuadrës së Partisë Socialiste.

Së bashku kemi shumë punë për të bërë për rijetësimin e zhvillimit urban dhe social të Ksamilit në një përpjekje të madhe për shndërrimin e këtij destinacioni në “top listën” e atraksioneve turistike mesdhetare.

Në 14 Maj gati për FITOREN dhe VIZIONIN E RI për KSAMILIN”, shprehet kandidati për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi.