U përplas me policinë për vend parkimi, nis hetimi për drejtonin e Ujësjellësit në Përmet

Kreu i PS në Përmet, Florian Dauti, njëherësh dhe drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet, është nën hetim nga policia pasi u përplas me këto të fundit lidhur me një vend parkimi.

Megjithëse blutë kërkonin nga 30-vjeçari që të mos parkonte në vend të ndaluar në qendër të Përmetit, ai i ka kundërshtuar ato duke u përplasur me fjalë dhe më pas ka parkuar mjetin e tij në mënyrë të parregullt.

Sipas uniformave blu, 30-vjeçari është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.