Protesta në selinë e PD-së, Ina Zhupa: Shoqata non-grata nesër merr përgjigjen! Demokratët do refuzojnë thirrjet për gjakderdhje
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është drejtuar demokratëve, pas thirrjeve për protestë që pritet të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e PD.
Sipas saj demokratët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre duke përkrahur Kuvendin e 18 dhjetorit me maturi dhe qetësi mbështetën të ardhmen.
Ndalur tek protesta ajo thotë se nesër mbështetësit, demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata non-grata, duke mos përkrahur thirrjet për gjakderdhje në një protestë sipas saj absurde kundër PD-së.
Statusi:
Demokratët janë të mençur!
E treguan me kuvendin e 18 dhjetorit, ku zgjodhën me maturi dhe qetësi të ardhmen!
E treguan me braktisjen që i bënë shoqatës non grata në të ashtuquajturin referendum. Është provuar me fakte dhe prova filmike se 90 % e demokratëve refuzuan të bëhen pjesë e skenarit të shoqatës non grata kundër PD.
Manipulimi dhe mashtrimi nuk zuri vend në mendjet e demokrateve. Kam besim absolut se kështu do të ndodhe edhe nesër.
Demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata non grata. Do te refuzojnë t’i japin oksigjen qeverisjes me te keqe qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, duke u përcarë mes vetes!
Jam plotësisht e bindur se nesër demokratët do të tregojnë se refuzojnë dhunën dhe thirrjet për gjakderdhje në një proteste absurde kundër PD.
Me kthjelltësinë tonë dhe kurajon për të ecur përpara, nesër do te bëjmë gjithcka për ta kaluar me qetësi këtë valë dhune destabilizuese. Lufta opozitare për të zhbërë regjimin e Edi Ramës nuk do të ndalet në asnjë rrethanë!