PD ftesë zonjave të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit për të aplikuar për kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas

Dega e Partisë Demokratike të Sarandës ka ftuar zonjat e bashkive Sarandë, Konispol dhe Finiq, që të aplikojnë për të kandiduar për kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas.

Aplikimi mund të kryhet pranë degës si dhe online.

“Zonjat e nderuara të bashkive Sarandë, Konispol dhe Finiq që kanë ambicien për tu zgjedhur kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas Sarande, mund të aplikojnë edhe online përvecse pranë grupit të punës së degës”, thuhet në njoftimin e degës së PD Sarandë. /Sarandanews.com/