Dita e parë e vitit 2022 i gjen qytetarët vlonjat në det: E kemi ritual prej 6 vitesh, të bën mirë për shëndetin

Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët vlonjat kanë hyrë në det. Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri ndonëse temperaturat janë të ulëta.

Ata kanë folur për Top Channel duke thënë se e kanë këtë ritual prej 6 vitesh.

“Kemi një ritual prej 6 vitesh. Ujërat janë shumë të mira, nuk janë të ftohta.

Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por pak i përballueshëm por nëse lahesh, mësohesh dhe nuk e ke problem. Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin”, thanë ata.

Ndërkohë nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë.