Shqiptari kapet me drogë në Korfuz, lënda narkotike u gjet në dy çanta/ Policia greke sekuestron një automjet dhe…

Një shqiptar është kapur sot me 10 kg marijuanë në Korfuz. Operacioni i policisë greke është ndërmarrë pas marrjes së informacioneve për trafik droge.

Mediat helene shkruajnë se pas kontrollit të ushtruar ndaj një shtetasi shqiptar jashtë një magazine në qendër të qytetit, është gjetur lënda narkotike.

Shqiptari mbante dy çanta me drogë, ku u gjetën dhe sekuestruan 3 pako që përmbanin 9 kg e 700 gram marijuanë.

Po ashtu policia sekuestroi një automjet dhe dy telefonë celularë.