‘Çmendet’ marokeni në Gjirokastër, vodhi makinë në Memaliaj dhe bënte xhiro i dehur, arrestohet nga policia

Një 30-vjeçar maroken ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. M., banues në Marok. I riu u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip “Mitsubishi” të shtetasit E. Ll.

Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.