Ishte shpallur në kërkim, policia e Sarandës arreston 21- vjeçarin nga Delvina

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim K.Q., 21 vjeç, banues në Delvinë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë,me vendimin e datës 25.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” të një celulari në lagjen nr. 2 Sarandë.