Shkrirja e Gjykatës së Sarandës, Rama: Harta e re gjyqësore, gjëja e duhur dhe do të bëhet siç është paraqitur

Kryeministri Edi Rama u shpreh se harta e re gjyqësore e propozuar është e mirëmenduar dhe është gjëja e duhur. Ai u shpreh se Shqipëria nuk është Kina, por një vend i vogël.

“Është një hartë e mirëmenduar. Shqipëria nuk është Kina, por është një vend i vogël. Faktikisht për mua është gjëja e duhur dhe do të bëhet ashtu siç është paraqitur, nuk diskutohet”, tha Rama.

Sistemi i Drejtësisë do të ketë 12 gjykata të juridiksionit të përgjithshëm dhe 1 gjykatë Apeli në Tiranë, nëse propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor do të marrë miratimin në Këshillin e Ministrave.

KLGJ në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë prezantoi riorganizim e hartës gjyqësore, duke propozuar që secili qark të ketë nga një gjykatë.

Pjese e kesaj harte te re gjyqsore eshte dhe gjykata e Sarandes e cila do te shkrihet.