Sherr mes barinjve në Delvinë! Kapen për bagëtinë: Do bëj vetëgjyqësi

Kullota për bagëtitë ka çuar në një konflikt mes 4 personave në Delvinë.

Raportohet se policia ka vendosur nën hetim dy persona të cilët akuzohen për “kanosje” dhe “vetëgjyqësi”.

I. M., 66 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë, dhe M. O., 38 vjeç, banues në Plashnik, Berat, në vendet e quajtura “Maja e Pirë” dhe “Lugu i Konjakut” , Delvinë, kanë kanosur me fjalë dhe kanë mbajtur me forcë kullotën e E. Ç. dhe F. Gj.