Dalin fotot e rralla nga takimi i Sali Berishës me Enver Hoxhën në vilën e tij

Nga fotot e oxhakut dhe të varkës në Pogradec me fëmijët e Enverit tek fotot brenda shtëpisë së diktatorit në zonën e ish-bllokut.

Ndonëse Berisha e ka mohuar njohjen me Enver Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën, fotot tregojnë të kundërtën.

Ai ka qenë i afërt me familjen Hoxha aq sa i vizitonte në shtëpinë e pushimit në Drilon të Pogradecit, si dhe në rezidencën e diktatorit në zonën e ish- bllokut.

Ai është shprehur se nuk i ka takuar dhe njohur personalisht çiftin Hoxha, por ka pasur marrëdhënie miqësore me djalin Sokol Hoxhën dhe bashkëshorten e tij Liljana Hoxhën.