Sarandë, drejtonte makinën pa patent, arrestohet 29- vjeçari nga Metoqi

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin L. M., 29 vjeç, banues në fshatin Metoq, bashkia Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.