Ndërroi jetë nga Covid, mjeku Drini Dobi vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës

Rreth një vit pasi ndërroi jetë për shkak të Covid, Bashkia Gjirokastër i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) mjekut të njohur neurolog, Drini Dobi.

Titulli iu dorëzua familjarëve të tij në një ceremoni të orgnizuar me ketë rast në qytetin e Gjirokastrës. Vlerësimi për Drini Dobin u bë me motivacionin:

“Mjek i shkëlqyer, simbol i sakrificës dhe humanizmit, profesionist brilant që e nderoi bluzën e bardhë dhe qytetin tonë, kudo ku punoi dhe dha kontributin e tij”.

Pjesëmarrësit në aktivitet, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushtetit vendor, familjarë, mjekë, miq dhe kolegë evidentuan vlerat njerëzore, humanizmin dhe kontributin e rëndësishëm profesional të Drini Dobit në mjekësinë shqiptare.

Neurologu edhe pse shkoi për kurim jashtë vendit në Itali nuk arriti ta fitonte dot betejën me Covid 19.