Ksamil, aksidentohet rëndë në punë 32 vjeçari (EMRI)

Një aksident në punë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil. Artur Haskia 32-vjeç, banues në Sarandë është aksidentuar duke punuar me gur fresibël. Ai mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në këmbën e djathtë duke u prere gjatë punës. 32-vjeçari ndodhet ende në sallën e operacionit në spitalin e Sarandës duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia në vendngjarje po punon për të zbardhur shkakun e ngjarjes së ndodhur.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:10, në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. H., rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht duke punuar me gurë fresibël, në Ksamil.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.