Replika në degën e PD Sarandë, çfarë do ndodhë të shtunën?

Partia Demokratike do zhvillojë këtë të shtunë dy aktivitete të ndara. Nga njëra anë Berisha me grupin e tij do organizojë një referendum për largimin e Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit ka thirrur në Pallatin e Kongreseve Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Organizimi i këtyre dy aktiviteteve ka sjellë një përplasje në degën e PD Sarandë.

Përmes një njoftimi dega e PD Sarandë konfirmon pjesëmarrje masive në Kuvendin e Bashës.

“Partia Demokratike Sarandë njofton
pjesmarrjen masive sipas konfirmimeve të delegatëve të saj më datë 18 Dhjetor 2021, ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve!

Kuvendi Kombëtar i PD do jetë aktiviteti i saj i vetëm zyrtar më datë 18 Dhjetor.

Asnjë aktivitet tjetër nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, as degën e PD Sarandë!”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë ish sekretarja e degës Matilda Qurku së bashku me Manjolla Nikollon e Spiro Vason kanë bërë ne dije se të shtunë në Sarandë shumica dërrmuese e degës do marrë pjesë në referendum.

“Të nderuar demokrate dhe demokratë të Degës Sarandë,ditën e shtunë,në datën 18 dhjetor 2021,nga ora 08:00 deri në 17:00,në selinë e degës do të zhvillohet Referendumi për ratifikimin e Vendimit

Nr.6 të Komisionit të Rithemelimit të PD i datës 11.12.2021 për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Jeni të ftuar të shprehni vullnetin tuaj!

Pranë komisionit do të paraqiteni me një mjetë identifikimi ose me kartën e antarësisë”, shkruan Matilda Qurku. /Sarandanews.com/