Mbante armë me vete pa leje, arrestohet nga policia Sarandës 36- vjeçari

Një mbajtjës arme pa leje u arrestua nga Policia e Sarandës, siç thuhet në njoftimin më të fundit policor.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, bazuar dhe në informacionevet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një banese në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë”.