Kritike situata në Gjirokastër, moti i keq shkakton probleme në rrjetin energjetik

Situata nga reshjet dhe moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

OSHEE njofton se nisur nga situata e krijuar, në disa zona të vendit ka probleme të furnizimit me energji elektrike.

Konkretisht, për rajonin Gjirokastër, situata paraqitet kritike për shkak të prurjes së lumenjve nga reshjet e shumta.

Linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë pune pasi është zhvendosur shtylla e tensionit të lartë.

Pa energji ndodhen banoret e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.

Sakaq, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit në nënstacionit Poçem është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie.

Brigadat e OSSH, Njësia Tensioni i Lartë ndodhet në terren. /