Deputetja e Sarandës publikon foton nga mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD  

Që prej orës 15:00 të pasdites së sotme po mbahet në ambientet e selisë blu mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në këtë mbledhje pritet të ndërmerren vendime ndaj atyre që ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishin shpërdoruar funksionet dhe simbolet e partisë, në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare.

Deputetja e Sarandës Ina Zhupa ka publikuar një foto nga takimi që po mbahet në selinë e PD.

“Mbledhja e Keshillit Kombetar te PD!”, shkruan Ina Zhupa që është pranë deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike. /Sarandanews.com/