Aksion “blic” në Vlorë, policia “kap mat” bastexhinjtë, shoqërohen disa persona

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion “blic” mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar, për të goditur subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Burime për mediet bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, që ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjithashtu janë bllokuar disa pika ku luheshin bastet online, si dhe disa lokale që mbanin materiale për të kryer veprimtarinë .