Inagurohet në Sarandë Konsullata e Republikës së Çekisë

Republika e Çekisë hap Konsullatë për Qarket e Vlorës dhe Gjirokastrës në Sarandë, duke u bërë kështu vendi i parë që hap konsullatë në Sarandë.

Konsulle e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në Sarandë do të jetë Lolita Poda Jorkieëitz.

Interesi i qytetarëve të Çekisë për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht Sarandën, ka qenë vit pas viti i lartë, çka reflektohet edhe në hapjen e Konsullatës, e cila ndryshe nga vendet e tjera të cilat konsullatat i kanë kryesisht në Gjirokastër apo Vlorë, Republika Çeke ka përzgjedhur të caktojë si kryeqendër të Jugut të Shqipërisë pikërisht Sarandën.

“Sot në prerjen e shiritit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Çekisë në Sarandë. Një privilegj që Saranda të bëhet vendi i të parës konsullatë çeke në Shqipëri që do të ofrojë shërbime konsullore për qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ambasadori Jaroslav Ludva tha se kjo është një ditë e veçantë për Çekinë dhe Sarandën, si një ogur i mirë për shtimin e shkëmbimit të kulturave mes dy shteteve dhe se kjo është një mundësi që bizneset të përfitojnë shërbime të lehtësuara dhe asistencë dhe që njerëzit e kulturat tona t’i sjellim më afër”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.