Sarandë, Komisioni për rithemelimin e PD kallëzim penal Vesel Koçiut

Komisioni në Sarandë për zhvillimin e referendumit të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës ka bërë sot kallëzim penal për kryetarin e komanduar të degës së PD, Vesel Koçia për shkakun se ka ndërruar bravën e selisë.

Specialistë të Hetimit në Policinë e Sarandës kanë shkuar te zyra e PD për të konstatuar ndërrimin e bravës.

Për këtë situatë u prononcuan edhe Manjola Nikollo, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, Sarandë, Matilda Qurku, sekretare e degës së PD si dhe Albert Jorgji kryetar grupseksioni nr.2, Sarandë.

“Në mbarë vendin ka filluar një lëvizje që demokratët mezi po e prisnin. më 18 dhjetor do zhvillohet referendumi, një ngjarje historike për vendin tonë. jemi përballur me një fakt të hidhur për qytetin e Sarandës, sepse është ndërruar çelësi i selisë.

Iu është mohuar demokratëve të hyjnë në shtëpinë e tyre. Këta demokratë që kanë qenë përkrah z. Basha në çdo protestë, në çdo aksion politik që ka ndërmarrë, sot janë lënë në mes të rrugës. Ne si Kryesi kemi marrë një nismë, duke bërë një kallëzim penal në rajonin e policisë së Sarandës.

Masat tona i kemi marrë, baza materiale është duke ardhur, dhe ky referendum do të bëhet, do të bëhet në rrugë, atje ku ka protestuar. Mezi po e presin demokratët e Sarandës këtë referendum, besoj se nesër do jetë një pjesëmarrje shumë e madhe”, tha Nikollo