Denoncimi i Tritan Shehut: Në hyrje të “Parkut Kombëtar” në Përmet po hapet një gropë e madhe plehrash

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka denoncuar ndërtimin e një grope të madhe ku do të hidhen plehrat, në hyrje të Parkut Kombëtar të “Bredhit të Hotovës” në Përmet.

Projekti kundërshtohet banorët e zonës, pasi aty për më tepër, ndodhet edhe depozita e ujit.

Denoncimi i Tritan Shehut

Piskova e Permetit rrezikon nje katastrofe mjedisore, shendetesore dhe ekonomike!

Prandaj banoret e Piskoves e me gjere jane duke protestuar, por askush nuk po i degjon.

Landfilli i plehrave, qe po ndertohet per depozitimin e tyre aty, ne nje vend krejt te pa pershtatshem, me te drejte ka ngjallur zemerimin e banoreve te zones.

Vend ndodhja eshte vetem 200 m larg impiantit te ujit te pijsherm, afer lumit Vjose, ne nje zone intensive bujqesore e blegtorale.

Dhe per me keq kjo kerkon te realizohet menjehere sapo merr kthesen per Frasher, pikerisht ne ate zone ku dhe tabela shenon “Park Kombetar”!

Ne kete menyre demet e ketij projekti jo transparent, krejt te pa studjuar e te pa argumentur jane te shumellojeshme ne shendet, ambjent, nivel te zones turistike, si dhe me kontaminim e ujit te pijshem dhe te lumit.

Si rjedhoje aty do te demtohet edhe bujqesia, blegtoria, blete rritja etj.

Dhe e gjithe kjo behet pa mirekuptimin e banoreve, ne menyre arbitrare, per te mos folur per nevojen e nje referendumi lokal per nje projekt te tille.

Dhe me komikja eshte se atyre u thuhet:

“Ky eshte nje projekt i perkoheshem, duroni nja 5 vite e me tej zona do pyllezohet“

Pa pergjegjeshmeri i larte kjo, sikur te flitet per 5 dite!

Nga ana tjeter mos te harojme se demet e tilla mjedisore, ne shendet, prodhim, turizem etj, jane polivalente dhe afat gjate, edhe sikur ky 5 vjecar te ishte i vertete!

Organet perkatese duhet te nderhyne menjehere per ndalimin e ketij projekti, rishqyrtimin e tij jo vetem me specialiste, por dhe duke dialoguar qarte e gjeresisht me banoret e atyshem, bashkevendosur nen nje transparence te plote.