Policia Rrugore Sarandë: Masa për rritjen e sigurisë rrugore

Policia Rrugore e Sarandës ka hartuar dhe po zbaton një plan masash për mbarvajtjen dhe minimizimin e aksidenteve rrugore.

Sipas shefit të qarkullimit rrugor Sarandë, Mehmet Çeli, parësore do të jetë rritja e vigjilencës e policëve rrugor ndaj elementeve që shkellin rregullat e qarkullimit, duke u bërë shpesh herë burim aksidentesh.

Policia rrugore për këtë sezon turistik ka marrë të gjitha masat ku në fokus është edhe këshillimi për drejtuesit për minimizimin e aksideteve.

Policia Rrugore Sarande Masa per Rritjen e Sigurise Rrugore

Posted by Saranda Televizion on Friday, August 21, 2020