VIDEO/ Gjendet një predhë e Luftës së II Botërore në Vlorë

Një predhë, e dyshuar nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur në Radhimë, Vlorë.

Predha është konstatuar nga banorë të zonës gjatë punimeve në një kantier ndërtimi.

Në vendngjarje pritet ardhja e ekspertëve xhenier për të vlerësuar nëse paraqet ose jo rrezikshmëri.