Biseda të përgjuara dhe vëzhgim, si e futi në kurth trafikantin e drogës policia e Sarandës (Dosja)

Gjykata e Apelit Gjirokastër la në burg 5 ditë më parë 29-vjeçarin nga Spiteni i Lezhës, Erjon Cërriku. Ai u arrestua në Lezhë në 19 tetor dhe më pas u transferua në Sarandë, pasi akuzohet nga policia si bashkëpunëtor i shtetasve Lutfi Faslliu, Shano Faslliu, Litavit Laci, Flori Bardhi, Dritan Delishi dhe Ylli Daci, të arrestuar në tetor nga policia e Sarandës në dy operacione të ndryshme anti-drogë.

Erjon Cërriku kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Sarandës, ku ai u la në masën e sigurisë “Arrest me burg”, por në 24 dhjetor, Gjyqtari i Apelit, Enton Dhimitri, la në fuqi të njëjtën masë.

Ndërkohë, është zbuluar dhe një pjesë nga dosja në ngarkim të të dyshuarve, ku policia e Sarandës i ngriti kurth Erjon Cërrikut për të zbuluar se ai ishte bashkëpunëtor në trafik. Pas këqyrjes së telefonit te nje prej te arrestuarve, policia zbuloi Cerrikun dhe pasi e arrestoi, solli nga dhomat e paraburgimit per ne qelite e shoqerimit Litavit Lacin. Ky i fundit u perball me Erjon Cerrikun, ne nje bisede te cilen policia e pergjoi. Me pas u kqyr edhe celulari i ketij te fundit, ku u zbulua nr i Lacit i shenuar “Saranda”.

“Me qëllim sqarimin e rrethanave të kapjes në flagrancë, është vijuar me marrjen e deklarimeve në prani të avokatit nga ana e personit nën hetim Litavit Laci, i cili ndër të tjera, ka deklaruar se: “Hera e fundit që ka transportuar lëndënarkotike ka qenë ditën e arrestimit. Një ditë më parë, në datën 07.10.2021, rreth orës 17:30, ka shkuar me shtetasin Ylli Daci nga Burreli që jeton në Qafë-Gjashtë, me një makinë “Ford Focus”, me ngjyrë gri. Para se do të takohej me Yllin, personat që do t’i sillnin lëndën narkotike, të cilët nuk i njihte por do të vinin me një makinë “Golf”, i kanë thënë në telefon se lëndën narkotike e kishte të fshehur tek goma rezervë. Mban mend që i ka dërguar edhe sms nga telefoni celular dhe i kërkon që personi i servisit të ishte i besuar, pasi bëhej fjalë për pako me drogë. Më pas është takuar me Yllin, kanë shkuar tek “Karburanti i I…” në Qafë-Gjashtë, ku ka ardhur një automjet “Golf”, me ngjyrë të zezë, me xhama të zinj, në brendësi të të cilit ishin dy persona me moshë të re. Lënda narkotike nuk ishte tek goma rezervë, siç i kishin thënë, por ju kanë dhënë dyçanta ku në brendësi kishte lëndë narkotike “cannabis sattiva”, të ndara në 8 pako me 9 kg gjithsej. Pasi kanë marrë çantat me makinën e Yllit kanë shkuar tek shtëpia e shokut të tij, shtetasit Flori Bardhi. Ky i fundit ka marrë një shtëpi me qira, në afërsi të rrugës së pestë dhe ishte në dijeni të faktit që çantatkishin lëndë narkotike.

Qëllimi ishte të mbaheshin në shtëpinë e tij deri ditën e sotme, pasi duheshin çuar në një hotel tjetër. Tek hoteli ose do të vinte një person t’i merrte ose do t’i çonte nëGreqi. Për këtë ai priste urdhrin e Erit ( mbiemrin nuk e mabnte mend) me numër telefoni 0692157799. Në darkë ai ka marrë telefonatën nga ky shtetas që të dërgojë çantat tek hoteli”.
Në këto kushte, pas deklarimeve të bëra nga personi nën hetim Litavit Laci, është vendosur në përgjim numri i telefonit celular të shtetasit të përmendur në këto deklarime. Nga të dhënat e përfituaranë momentet e para është bërë i mundur identifikimi i këtij personi, që është shtetasi Erjon Cërriku, i datëlindjes 26.10.1992, lindur në Lezhë. Ndalimi i të dyshuarit Erjon Cërriku është bërë më datë 19.10.2021. Në vijim të veprimeve hetimore atij i janë marrë deklarime si person nën hetim, nga ku rezulton të ketë deklaruar se nuk e njehshtetasin Litavit Laci dhe nuk ka dijeni se kush mund të jetë. Në kuadër të hetimit, në ambientet eKomisariatit të Policisë Sarandë, është vijuar me kryerjen e përgjimit ambiental mes personave të dyshuar Litavit Laci dhe Erjon Cërriku, autorizuar nga organi procedues me autorizimin e datës 20.10.2021. Nga procesverbali i transkriptimit, kanë realizar biseda me interes për hetimin, si më poshtë:
L-Ça bëni, si jeni?
E-Po ju këtu
L-Morën makinën?
E-Aa
L-Më morën makinën?
E-Dikush i ka folë
L- Me kë je këtu, vetëm je?

E-Ajde një sekondë. Kushe ka dhën emrin e ***rës?
L-E kanë gjetur në telefonin tim, kam 2 javë brenda unë ore. E kanë zbërthyer fare.
E-Po mu kush më ka dhënë?
L-Ata nga Golfi edhe nga numri i telefonit
E-Targa e Golfit nuk është në emrin tim
L-Nuk është?
E-Jo
L-Po numri i telefonit
E-As numri i telefonit
L-Ata kanë parë numrin e telefonit, targën, makinën e atij djalit që ka qenë me mua. Dhe ai është brenda, të tërë brenda, të gjithë brenda.

Pas ndalimit personit nën hetim Erjon Cërriku i është sekuestruar aparati celular i markës “Nokia” me ngjyrë të zezë, me tastier të thyer, në pjesën e këndit të djathtë sipër aparatit celular me me ekran të plasaritur, me numër të kompanisë “Vodafon”: 0692157799. Nga këqyrja e këtij aparati celular ka rezultuar se në rubrikën e kontakteve ka të regjistruar numrin 0682766406 me emrin Saranda. Ky numëri përket shtetasit Litavit Laci. Nga procesverbalet për përgjimin e komunikimeve telefonike rezulon se ndërmjet shtetasve Litavit Laci dhe Erjon Cërriku është zhvilluar një bisedë telefonike më datë 07.10.2021, rreth orës 17:26 min (ditën kur Litaviti ka marrë çantat e sekuestruara me bimë narkotike). Gjatë kësaj bisede, shtetasi Erjon Cërriku sqaron vendin ku duhet të takohen, duke përmendur karburantin tek rotondo, në rrugën e parë. Në orën 17:28 min e kanë lënë të takohen tek “Karburant I…..”, pasi Litaviti e sqaron se është me një makinë “Ford Focus”. Nga të dhënat e përfituara deri në këtë fazë të hetimi rezulton se përputhen plotësisht vendi dhe ora e takimit e shtetasit Litavit Laci me personin që i ka dhënë çantat, të mbushura me 8 pako me lëndë narkotike.