Zaçja nga Kurveleshi këshillon Berishën: Edi Rama ikën vetëm me përmbysje, jepi drejtim

Në “Foltoren” e Sali Berishës në Kamëz ishte edhe Zaçe Islami nga Golemi i Kurveleshit.

Teksa mori fjalën, Golemi këshilloi Berishën se Rama nuk largohet pa protesta.

“Edi Rama nuk ikën as me lutje as me duva. Edi Rama ikën vetëm me aksion, vetëm me përmbysje.

Jam Zaçe Islami i ’97. Do t’ju lutem doktor, ua kërkoj këtë në emër të të gjithë burrave dhe grave, duhet protestë”, u shpreh Islami.