U arrestua pse protestoi para portës së Kakomesë, banorët e Nivicës protestojnë: Lironi Genon

Pas arrestimit të një 41-vjeçari nga fshati Nivicë, me akuzën e “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, banorët e Nivicës kanë shpërthyer një revoltë në rrjetin social Facebook.

Banorët po shpërndajnë masivisht një foto të 41-vjeçarit, me thirrjen LIRONI GENON

Banorët e Nivicës zhvilluan një protestë në vitin 2018, ku shpërthyen portën e vendosur nga kompania Riviera Kakome, me pretendimin se porta pengonte banorët për të shkuar në plazh dhe tokat e tyre.