Tjetër arrestim në Delvinë, 43- vjeçari drejtonte makinën pa patentë

Drejtoria Vendore e Policisë bën me dije se nga Policia Rrugore e Sarandës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. K., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Kontrollet nga ana e Policisë Rrugore Sarandë këtë muaj kanë qenë më intensive për shkak të ngjarjes së fundit ku nën kërcënimin e armës u vodhën 20 milion lekë.

Pothuajse e përditshme, prezenca e Policisë Rrugore ka qenë në disa pika të qytetit si Qafë-Gjashtë, rrethrrotullimi i Metoqi dhe në hyrje të rrugës së Pestë ku automjetet janë kontrolluar për dokumentacionin e makinës dhe për plotësimin e detyrimeve të makinave që lëvizin me xhama të errët.

Gjithashtu këtë muaj janë arrestuar në flagrancë tre persona të cilët lëviznin pa patentë me automjet.