U dënua me 8 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimine GJKKO për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila. Ai u dënua me 12 vite burg pasi u përfshi në trafikun e kanabisit me grupin e Habilajve, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe i takon të bëjë 8 vite burg.

Gjergji Kohila është një prej zyrtarëve të policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhër-arresti në 2017, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Pas 4 vitesh në kërkim, më 15 dhjetor u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gjergji Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, është një nga zyrtarët e policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi një urdhër-arresti, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. 12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.