Tik Lapaj si Sali Berisha, sulmon sistemin e drejtësisë: Anëtarët e KPK duhet të shkarkohen, nuk e kanë bërë punën
Gjithologu Adriatik Lapaj, pas organizimit të protestave që i dështuan, pas analizave politike, sociale, sportive etj, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin Open, kësaj radhe për të folur për sistemin e drejtësisë.
Tiku sulmoi komisionerët e KPK-së dhe ata të KPA-së.
Sipas Tikut, këta komisionerë nuk e kanë kryer punën dhe janë paguar me paratë e taksapaguesvëe gjithë këtë periudhë.
Ai e konsideroi proces të dështuar vettingun deri në këto momente.
Komisionerët kanë dhënë 0.74 vendime në muaj dhe këta duhen shkarkuar. Procesin e Vettingut nuk e pengon njeri dhe të gjithë gjyqëtarët dhe komisionerët duhen shkarkuar.
“Trupa e Vettungut duhet shkarkuar të miratohet një trup e re dhe vetting të mos kalojë në kërcënimin se e kapi Rama apo e kapi Opozita.”, deklaroi gjithologu Tik Lapaj, i cili i është bashkuar zërave kundër sistemit të drejtësisë së re ku spikasin Sali Berisha e Ilir Meta.