DETAJE/ Sarandë, njëri me dy emra e tjetri me dy mbiemra, kush janë autorët e grabitjes së noterit

Të tjera detaje  janë zbuluar lidhur me operacionin “Butrinit” ku u arrestuan 3 autorët e dyshuar të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaci, ngjarje e ndodhur më 20 tetor në lagjen nr.4 Të Sarandës.

Oltjon Pula, 39-vjeç nga Kruja rezulton të ketë ndërruar mbiemrin ne Kolonja, duke përvetesuar atë të bashkeshortes së tij. Ai rezulton bashëpronar në një lavazho në lagjen nr.4 te qytetit. Elis Avduli, 52-vjeç, në realitet është Mile Xhafa nga Konispoli, një ish i dënuar ne Greqi me 13 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge.

Xhafa para shume vitesh është kapur ne Igumenicë me mbi 300 kgkanabis, por pasi kreu disa vite nga dënimi, doli me leje nga burgu grek për të mos u kthyer më. I treti Vladrias Himaj, një 34-vjeçar nga Berati por me banim në Sarandë, është një ish-punonjës i një prej supermarketeve të mëdha te qytetit.

3 te dyshuarit jane ndjekur dje nga forcat operaciale te Drejtorise se Policise Vlore ne bashkepunim me forcat e Komisariatit te Policise Sarande. Ata po vinin ndoshta nga Tirana per ne Sarande, kur ne Gjirokaster kane mundur te humbasin nga syte e policise per disa minuta. Por me pas ata kane rene ne “gracken” policore te ngritur ne afersi te Hidrocentralit “Bistrica”, ku edhe jane ndaluar.

Brenda ne mjet, por edhe gjate kontrollit te banesave, policia nuk ka gjetur asgje te kundraligjshme edhe pse burime konfidenciale bejne me dije se ne automjet vinte nje ere karakteristike si ajo e droges, duke hedhur dyshime per ndonje transport te mundshem narkotikesh me ate mjet, nje “Wolskvagen Golf”. Policia sekuestoi ne nje prej banesave nje tjeter automjet si dhe 4 aparate celulare. Para disa ditesh, policia sekuestroi ne lagjen nr.4 te qytetit edhe nje arme zjarri “Kallashnikov” qe dyshohet se ishte hedhur nga tre te dyshuarit. Hetimet vazhdojne intensivisht ne bashkepunim me Prokurorine e Sarandes.

Pak me pare  eshte paraqitur ne Komisariatin e Sarandes edhe noteri Thoma Kaçi i cili do i nenshtrohet procedures “paraqitje per njohje” me tre grabitësit