Spiro Vaso i del në mbrojtje Matilda Qurkut: Turp për vendimin e degës së PD Sarandë

Spiro Vaso militanti i njohur i Sali Berishës në Sarandë, ka kundërshtuar vendimin e degës për shkarkimin e Matilda Qurkut si sekretare.

“Një akt i pa preçedent ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë PD-së Sarandë duke shkarkuar Sekretaren e Degës PD Sarandë znj.Matilda Qurku. TURP.

Kjo mbledhje nuk ka patur korumin për tu zhvilluar, rendi i ditës ishte : marrja e masave për Anti-Kuvendin e dates 18.12.2021.

Dua të theksoj se nga 13-anëtarët e kryesisë Partia Demokratike Sarande që ishin prezent në mbledhje 5-anëtarë prej tyre kanë firmosur formularin për mbajtjen e Kuvendit në date 11.12.2021.

Vullnetin dhe dëshirën e Demokrateve për zhvillimin e Kuvendit në Datë 11.12.2021 nuk e ndal dot askush.

Shihemi 11.12.2021

“Për një Parti Demokrtatike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan Spiro Vaso”.