Nuk ndryshojnë masat në kufi për shtetasit shqiptarë, Ambasada Greke jep njoftimin: Do të mbesin në fuqi deri më…

Greqia vijon të mbaj në fuqi masat kufizuese për qytetarët që vijnë nga Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, të Ambasadës Greke në Shqipëri. Në njoftim saktësohet se masat do të jenë në fuqi deri më datë 7 qershor.

Postimi nga ambasada Greke:

Njoftim

Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021
(Vendim Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 33508 – ΦΕΚ Β’ Αρ. 2234/29.05.2021)