Finiq, konsultim publik në Livadhja-Dhivër për paketën fiskale 2022

Paketa e re fiskale u diskutua në një konsultim të hapur publik , në Njësitë Administrative Livadhja dhe Dhivër, në datat 18-19 nëntor.

Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë së Finikait z. Kristo Kiço, Zv-kryetarët Ilia Kalivjoti dhe Jani Harizi, Drejtori i Tatimeve z. Ilia Nikolla, Drejtori i Ujësjellësit Z. Vangjeli Jani, Drejtori i Bujqësisë z. Aristoteli Mitro, Drejtori i Shërbimit Teknik z. Kristaq Thanasi etj. Një paketë fiskale që do të jetë në nivele të tilla që të mos rëndojë padrejtësisht askënd, por që edhe nuk do tolerohet situata e deritanishme e mospagesës së detyrimeve të parashikuara me ligj, bëri të ditur zoti Kiço, e cila u hodh në diskutim dhe u thirrën shërbimet kompetente të përgjigjen.

Së pari, ata që do të përfitojnë menjëherë do të jenë grupet tona vulnerabël dhe bashkëqytetarët tanë më të dobët financiarisht, pasi nga viti i ardhshëm nuk do t’u kërkohet të paguajnë para për shërbimet e Bashkisë (certifikatat). Gjithashtu, barra financiare për banorët e fshatrave që nuk marrin shërbim pastrimi do të hiqet.

Në një deklaratë, zoti Kiço theksoi se “ Ne kërkojmë një rinisje dinamike të ekonomisë me fokus investimet në turizëm dhe transparencë të plotë. Nuk do të tolerojmë asnjë fenomen abuzimi të së shkuarës me pasurinë publike. Ua bëj të qartë drejtuesve të komunitetit se prona publike është e qytetarëve të kësaj Bashkie dhe JO e kryetarit të komunitetit përkatës i cili shfrytëzon rastin dhe shpërdoron paratë publike për përfitime personale. Periudha e tranzicionit , ka përfunduar dhe dhe secili do përgjigjet sipas ligjit… »