Shuaip Beqiri qetëson qytetarët e Konispolit: Nga kafshët nuk infektohemi, por duart lajini  

Bashkia e Konispolit ka publikuar një tjetër status rreth Covid-19.

Kësaj radhe bashkia e drejtuar nga Shuaip Beqiri shkruan se rreziku që të infektohemi nga kafshët nuk ekziston.

“A mund të infektohem nga kafshët shtëpiake ?

JO, për momentin nuk ka asnjë provë shkencore që kafshët shtëpiake, si qen dhe mace, bartin virusin ⁣ose mund ta përhapin atë.

Por, rekomandohet të lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose duke përdorur solucion me bazë alkooli pas kontaktit me kafshë”, thekson bashkia Konispol. /Sarandanews.com/