Delvinë, 8 kërkesat e banorëve të fshatit Bamatat për projekt-buxhetin e 2022

Ditën e sotme, u zhvillua dëgjesa e radhës për Projekt Buxhetin 2022, me banorët e fshatit Bamatat.

Kërkesat që ngritën banorët e fshatit Bamatat:

1. Të kthehet në funksion Kanali Kryesor (Vrizi).

2. Të bëhet ndriçimi i lagjeve.

3. Të zgjidhet problemi me tokat që ka zënë Autostrada dhe mos të paguajnë taksën për tokën që nuk e zotrojnë.

4. Të kryhet ndërtimin i sheshit qëndror të fshatit.

5. Të zgjidhet problematika me kanalizimet.
6. Të bëhen argjinaturat për mos përmbytjen e tokave të mbjella.

7. Të kthet në funksion Kanali i Molles.

8. Të ndërtohet park lojrash për fëmijët.