Shkatërroi portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, arrestohet 41 vjeçari
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.
Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private.