Butrinti zhgënjen në shtëpi, humbet me Erzenin

Butrinti ka marrë një rezultat zhgënjyes në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë së Dytë përballë skuadrës së Erzenit.

Sfida e zhvilluar në Sarandë në stadiumin “Andon Lapa” u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës mike.

Erzeni mori tre pikë të arta fal një autgoli të shënuar nga Nurja në pjesën e parë dhe me Ymerin që vulosi shifrat në 0-2.

Pas kësaj disafate Butrinti renditet në vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Erzeni pozicionohet në vendin e dytë me 25 pikë.

Ndeshja e radhës për Butrintin do të jetë sërish në Sarandë përballë Besës së Kavajës. /Sarandanews.com/